Shitja dhe përdorimi i drogës në shumë lagje të Shkodrës nga të rinjtë është një shqetësim në rritje për komunitetet pasi numri ka ardhur vetëm duke u shtuar. Disa vende të ndryshme janë kthyer në pika të nxehta nga të rinj që përdorin dhe shesin lëndë narkotike. Në këtë mënyrë koalicioni DMA “Duam, Mund dhe Arrijmë” zhvilloi një aktivitet sensibilizues në lulishten e lagjes “Perash” me prindër e nxënës të shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” por edhe banorë të asaj zone si një prej pikave që në orët e mbrëmjes pushtohet nga përdorues droge. Një prej përfaqësuesve të koalicionit DMA, Afred Zefi thotë se përmes këtyre aktiviteteve po tentojnë që të sensibilizojnë qytetarët për të minimizuar përdorimin dhe shitjen e drogës nga të rinjtë kryesisht.

Drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula, njëkohësh kryetare e koalicionit DMA thotë se në fokus të punës është ndërgjegjësimi i komunitetit që të rinjtë të qëndrojnë sa më larg drogës.

Përveç shpërndarjes së fletushkave me informacion dhe një numër telefoni për çdo rast nga qytetarët që lidhet me përdorimin apo shitjen e drogës nga të rinjtë, në sheshin e lagjes “Perash” disa të rinj të tjerë interpretuan pjesë muzikorë në violinë dhe violinçel edhe për të treguar një shembull tjetër ndaj bashkëmoshatarëve të tyre që kanë krijuar varësi ndaj drogës.

Artikulli paraprakTË HËNËN KONSITUIMI I KËSHILLIT BASHKIAK LEZHË
Artikulli tjetërMUZEU I DËSHMISË ATRAKSION PËR VIZITORËT