Fenomeni i drogës tek të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme është një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Koalicioni “Dua, Mund dhe Arrij” përmes një aktiviteti sensibilizues kërkon që të ndërgjegjësojë edhe më shumë institucionet për luftën ndaj drogës. Të rinj të shkollave të mesme realizuan disa piktura me mesazhe kundër lëndëve narkotike duke ia dhuruar bashkisë Shkodër, drejtorisë rajonale të shërbimit social dhe policisë vendore të Shkodrës. Përfaqësuesja e koalicionit DMA, Donika Godaj thotë se droga tek rinjtë vijon të jetë shumë e përhapur.

Të rinjtë që punuan pikturat të cilat i dhuruan për insititucionet tregojnë se bashkëmoshatarët e tyre e përdorin drogën në një masë të madhe ndërsa kërkojnë që institucionet të jenë më të përgjegjshme.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili mori si dhuratë një prej pikturave me mesazhe kundër drogës tha se është i motivuar më shumë për të punuar për të rinjtë.

Ndërkohë një prej pikturave shkoi edhe për policinë vendore të Shkodrës. Përgjegjësi i specialistëve të policimit zonal Mhill Gila tha se policia po lufton fort për të goditur shpërndarësit e drogës pranë shkollave.

Koalicioni DMA përbëhet nga një sërë institucionesh, organizatash të shoqërisë civile dhe pjestarë të komuniteteve bashkë me të rinjtë për të ndikuar në uljen e shifrave të përdorimit të drogës tek të rinjve por edhe krimeve që në moshë të hershme.

Artikulli paraprakARMANDO DUKA TAKIM ME BENET BECIN
Artikulli tjetërTONIGHT – 15.12.2023