Droga në Velipojë,Basha:Polici ishte dënuar në Itali, mbrohej nga Habilaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas aksionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Velipojë, ku u bllokuan 1.5 tonë kanabis dhe u arrestuan 5 persona, mes të cilëve dhe një polic. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin Fatmir Xhafaj se e kanë mbushur policinë me trafikantë droge. “Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë droge.
Burime të sigurta informojnë se: “Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga Habilajt në kohën e Tahirit dhe pas ardhjes së Fatmir Xhafës kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të Xhafës, Agronit.””, shkruan Basha.