Të arrestuarit për sasinë e drogës rekord të sekuestruar në Vilun të Velipojës, kanë mohuar të kene lidhje me njeri tjerin gjatë marrjes në pyetje në komisiaritin e Shkodrës.
Burime pranë policisë së Shkodrës bejne me dije se ato kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e lëndeve narkotike. Sipas po të njejtave burime, mesohet se te arrestuarve i janë sekuestruar celularët, ndërkohe që po punohet për identifikimin e emrave të cilët mund te jene te rendesishem ne zbardhjn e porositësve të lëndes narkotike.
Sipas burimeve pranë bluve te Shkodrës mesohet se kemi të bejme me nje grup te strukturuar kriminal, mes Shkodrës dhe Vlorës nga ku janë edhe te arrestuarit e operacionit të sekuestrimit të 1.5 ton kanabis gjatë së shtunës në Velipojë.
Grupi hetimor i ngritur në lidhje me këtë cështje pret tashmë zbardhjen e tabulateve telefonike për identifikimin e plotë të përsonave të përfshirë në këtë trafikim. Enriko Zyle (efektiv i policisë) Sokol Ujka, Arbër Bozhanaj, Genti Dano, Dervish Gjolekaj, J.B dhe Fatjon.Merko, personat e arrestuar dje në lidhje me sekuestrimin e 1.5 ton kanabisi të kapur në fashatin Vilun të Velipojës.