Parlament – Droga përplas në Kuvend ministrin Tahiri dhe Palokën

Kultivimi i drogës në Shqipëri ka sjellë sërish përplasje në Kuvend mes ministrit të Brendshmë Sajmir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar Edi Paloka. Ky i fundit akuzoi ministrin si të përfshirë në trafik droge dhe duke iu referuar mediave të huaja tha se në Shqipëri fshihen trafikantët e drogës. Si kundërpërgjigje ministri tha se sa herë që bën aksion policia, opozita gjen arsye për të akuzuar qeverinë dhe policinë. Tahiri: Nëse unë jam i lidhur me ata që trafikojnë drogen pse i arreston policia? Kjo nuk ka sens. Mos e degradoni parlamention më shumë sec e keni degraduar dhe turpëruar me akte, xheste dhe fjaël. Jeni më të zotët të bëni zhurme dhe sherr sesa dilni këtu dhe flisni për gjëra që skan pikën e kuptimit. Paloka: Siaps ministrit policia qënka në rregull, por shiqptarët jetojnë këtu jo në hënë dhe e kanë parë kush mbronte parcelat e kanabisit. Kush është denocnuar jo vetëm nga opozita por edhe nga mediat se mbron trafikantët e drogës. Shqipëria jo vetëm mbron trafikantët por në Shqipëri vijnë dhe streohen trafikantë dhe mafiozë nga vendet fqinje. Sa për atë që bën policia provat janë të shumta. Sic është rasti i Mirditës ku policët përelesheshin se nuk donin që të kapnin 4 personat. Rasti më i fundit ishte dje, prokuroria njofton policinë e tepelenës për vendoshjen e 1.2 ton drogë. Trafikantët brenda pak minutash e marrin drogën dhe e cojnë në vend tjetër. Nga e morën vesgh? Nga policët e këtij. Është kapur cuni i dajës të Dionis Ymerit. Tahiri: Është e kotë ta kthjmë në debat. Nuk dua të kontribuoj në një diskutim shterpë që më shumë thekson atë që bën mirë policia sesa konfirmon akuzat tuaja. opozita opozitë është dhe do të bëjë politikë me të gjtiha. Kjo shpesh shkon kundër të vërtetës. Nuk e besoj sesi mund të gjenit një fjalë për të përkrahur policinë e shtetit. Unë nuk besoj se edhe ju i quani banditë me uniformë sic i quajti Berisha. Nuk arrij të kuptoj se pas cdo aksioni që bën policia ju gjeni një arsye për të na akuzuar ne. nuk e kuptoj se me cilën llogjikë minimale drejtoni gishtin tek ne. E para drejtori i tatimeve dibër nuk ka vëlla. E dyta aksioni ka ndodhur pardje. Je dy ditë me vonesë, ka dalë edhe filmimi janë arrestuar në një lokal

Artikulli paraprakGUARDIA DI FINANZA” PESHKON ” 17 THASE MARIJUHANE NGA AJRI
Artikulli tjetërMBETJET SPITALORE,258 SPITALE SHTETERORE PA LEJE MJEDISORE