Policia financiare italianë e repartit operativ të Barit ka mundur të sekuestrojë 500 kg maijuanë në bordin e një gomone të gjatë 10 metra e pajisur me dy motora të fuqishëm që po udhëtonte drejt Italisë.
Burime nga Guardia di Finanza bëjnë të ditur se droga dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe për kapjen e saj janë angazhuar forca nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria. Sapo kanë nuhatur praninë e anijeve të fiancës italiane skafistët kanë braktisur lëndën narkotike në mes të detit dhe janë larguar. Lënda narkotike do të kapte në treg vlerën e 5 milionë euro.