Kultivimi i bimëve narkotike vijon të mbetet shqetësim në Qarkun e Lezhës.Vetem përgjatë vitit 2023 janë gjetur dhe asgjesuar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, ku pjesa më e madhe e saj është mbjellur në zonat malore.Të dhënat janë bërë publike nga Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Elezi gjatë mbledhjes së task-forces vendore antikanabis.Elezi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktoreve për të bërë ballë këtij fenomeni.

Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve të bimeve narkotike, ndërsa përgjegjësia ligjore në luften kundër kultivimit te kanabisit është e të gjithë aktoreve.

Gjatë takimit të task-forces vendore anti-kanabis në Lezhë u lanë detyra dhe u kërkua angazhimi i të gjitha institucioneve për të parandaluar dhe goditur fenomenin e kultivimit të bimeve narkotike.

Artikulli paraprakLIGJI I ARBITRAZHIT PREZANTOHET NË LEZHË
Artikulli tjetërDY FITORE PER EKIPET E VOLEJBOLLIT