Droga, shqetësohet Italia. Kreu i Antimafias në Tiranë

Italia dhe Shqipëria do rrisin bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit dhe për të bërë hetime në kohë reale kundër trafiqeve të dorgës. Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias italiane, Franco Roberti takoi prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, me të cilin ka rënë dakord për të caktuar një prokuror ndërlidhës që të qëndrojë pranë autoriteteve shqiptare. “Është e domosdoshme që lufta kundër trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar të bëhet në kohë reale në bashkëpunim mes dy vendeve tona”, deklaroi kryeprokurori Llalla. “Italia shpreh edhe njëherë interesin e saj për të bashkëpunuar me Shqipërinë përmes emërimit të një magjistrati italian të ndërlidhjes në Tiranë”, deklaroi Roberti në konferencën e përbashkët për shtyp. Për prokurorinë shqiptare dhe atë italiane, prodhimi dhe trafiku i drogës drejt Italisë është rritur në dy vitet e fundit. “Kolegët shqiptarë me të cilët kemi folur sot, në veçanti prokurorët e Krimeve të Rënda dhe prokurorin e Vlorës, na konfirmuan se prodhimi i drogës, që do të thotë edhe trafikimi i saj drejt Italisë është trefishuar. Kjo është një e dhënë faktike”, tha kryeprokurori Roberti. Paratë e tarfiqeve, për prokurorët italianë, po financojnë edhe terrorizmin. Nga ana tjetër, prokuroria shqiptare ka kërkuar dhënien sa më shpejt të informacionit nga autoritetet italiane për subjektet e Dekriminalizmit

Artikulli paraprakQENI ANTIDROGË ZBULON 1 KG KOKAINË NË MAKINËN E SHQIPTARIT
Artikulli tjetërVËLLEZËRIT SHQIPTARË TMERROJNË BIZNESMENIN ITALIAN