“Shqipëria një vend i vogël në juglindje të Europës është shndërruar në epiqendrën e kontinetit sa i përket tregtisë së drogës, veçanërisht marijaunës.

Por kjo nuk është asnjë surprizë”, shkruan e përditshmja Huffington Post. Me dalje të gjerë në detin Adriatik, ky vend i vogël i Ballkanit  prej kohësh  është shquar për tregtimin e mallrave të paligjshme,armëve dhe drogës në zemër të Europës. Ky aktivitet sipas gazetës ka rritur forcën e krimit të organizuar dhe problemet e korrupsionit me të cilat vendi përballet. Por ajo çka e bën të vecantë situatën në këtë vend janë akuzat: lidhjet që politika ka me krimin e organizuar. Partia Demokratike akuzon shpesh kryeministrin Rama se ka dështuar në luftën kundra lëndëve narkotike. E madje po kjo parti akuzon ministrin e brendshëm Tahiri se mbron personat e përfshirë në trafik.   “E në fakt këto lidhje shtrojnë disa pyetje, cfarë e shtyn elitën e qeverisë shqiptare  që të përfshihet  në botën e krimit të organizuar ?”,shkuan e përditshmja duke shtuar se ndoshta qëndrojnë mbrapa fitimet personale ose mundësia  për të rritur pushtetin. Shqipëria vuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit. Pak kohë më parë në Shqipëri u kap një piltot Italian Andrea Guidi, i cili fillimisht tha se po fluturonte në Shqipëri për kohën e bukur. Por më vonë gazetari Artan Hoxha  i tha prokurorëve  se ai do të merrte një sasi të konsiderueshme droge. Por në vend vijuan akuzat  sidomos nga ana e partisë demokratike se ishte ministri i brendshëm i cili pengoi hetimin. Por edhe më herët autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare se po mbronte Klemend Balili një biznesmen shqiptar i dyshuar se trefikon drogë në Europën Perëndimore.  Edhe në këtë rast Partia Demokratike hodhi akuza mbi ministrin e Brendshëm. Qeveria nga ana tjetër se po lufton duke asgjesuar sasi të mësha lëndësh narkotike. Vitin e shkuar u tha se u shkatërruan 99.2 përqind  dhe këtë vit u shkatërruan 1.7 milionë plantacione cka është tre herë më shumë se vitin e shkuar dhe kjo sipas gazetës matematikisht nuk shkon. E sa i përket raporteve ndërkombëtare Shqipëria renditet e 88 sa i përket indeksit të korrupsionit. Por vendi ka me se të krenohet, në 2008 u bën anëtare e Natos, në 2014 kandidate për t’iu bashkuar BE. Por niveli i korrupsionit i cili rrjedh nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun ndërkombëtar dhe tëd dyja realizohen me ndihmën e zyrtarëve të lartë dhe ky është parë si një shqetësim nga departamenti amerikan i shtetit. E në këtë mënyrë rrezikohet jo vetëm anëtarësia në BE por edhe të shihet si një vend destabilizues i rajonit. 

Artikulli paraprakENERGJIA, OSHEE RIKTHEN LINJËN PËR 81-VJEÇAREN NË PAÇRAM
Artikulli tjetërSHKODËR, KËTO JANË RRUGËT QË U “PËRMBYTËN” NGA SHIU LAGJJA MARK LULA