Droga, vrasjet, vjedhjet, mashtrimet janë veprat penale që popullojnë qelitë e 15 burgjeve në Shqipëri.

Në këto qeli janë shtuar 335 persona të dënuar më shumë në korrik 2018 krahasuar me shifrat zyrtare të korrik 2017 bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Sipas Buletinit Zyrtar rezulton se në korrik 2017 kanë qenë në qeli 2 827 të dënuar, ndërsa në korrik 2018 janë 3 162 të dënuar, 335 më shumë.

Ndër vendimet e gjykatave shqiptare rezulton se pjesa më e madhe e të dënuarve shtuar përgjatë këtij viti janë të personave të përfshirë në narkotrafik me plot 280 të dënuar

më shumë ndjekur më pas nga të dënuarit për mashtrim me 21 më shumëGrupmoshat që popullojnë më shumë qelitë dhe rezultojnë të përfshira në krime si në korrik 2017 dhe atë 2018 janë ato mes 21-25 vjeç dhe grupmoshat 25-30 dhe 30-50 vjeç.

Kjo grupmoshë statistikisht është dhe më vitalja e shoqërisë por pas krimeve të kryera ata qëndron pas hekurave për të vuajtur dënimin dhe për t’u rehabilituar.

Përgjatë këtij viti rezulton se janë shtuar dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm me 7 të dënuar përjetë më shumëdhe në total për vitin 2018 rezultojnë në qeli 171 të dënuar me burgim të përjetshëm.

Burgjet që aktualisht mbajnë numrin më të madh të të dënuarve janë Fieri, Rrogozhina, Peqini, Lezha dhe Korça.

Ndërsa në pritje të një verdikti nga drejtësia shqiptare ndodhen në paraburgime 2 132 persona, shumica e tyre për përfshirje në narkotrafik me 738 shtetas, 403 për vjedhje, 185 me akuzën e vrasjes dhe pjesa tjetër për krime të ndryshme.

Ndërsa rezulton se përgjatë 2018 gratë e përfshira në krim janë reduktuar dhe pas hekurave ndodhen 33 gra më pak.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKTOHET PAS 42 VITESH SHKOLLA E VELIPOJËS
Artikulli tjetërMUNGESA E MJEKËVE NË PUKË, SPITALI I SHKODRËS HESHT