Një pronar lokali është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit. Po ashtu, 27 vjeçari me iniciale D. Sh., e kishte shndërruar lokalin për aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Gjatë kontrollit, Policia gjeti nje sasi lënde, e dyshuar si cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT KAPEN ME 50 MIJË EURO KOKAINË
Artikulli tjetërPD PËRSHËNDET REZOLUTËN E PE, BARDHI: SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË QEVERI TË RE