Drogë dhe seks në lokalet e natës, policia kontrolle masive

Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll mbrëmjen e djeshme në ambiente dhe lokale nate për persona në kërkim dhe sende të kundraligjshme. U kontrolluan 7 lokale nate, kryesisht tallava. U shoqëruan 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim, si dhe u sekuestrua kokainë dhe lekë të falsifikuara. Tre janë nën hetim dhe një person është arrestuar. Në gjendje të lirë janë proceduar: • L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; • D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; • B.K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Proçedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D.V. dhe kamarier shtetasi B.K. u gjet dhe sekuestrua(në një pjatë), në cilësinë e provës materiale: • një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 shtetas për verifikim dhe pas veprimeve hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 shtetasit e lartpërmendur. Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin: • Ermir Paci 18 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale”Falsifikimi I monedhave”. Gjatë kontrollit personal i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Artikulli paraprakGRABITJA NË ITALI,KËRKUARI SHQIPTARI KAPET ME TË FEJUARËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA, PREZANTOHET ELIS BAKAJ