Një student 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi në banesën ku jetonte iu gjet lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, droga vinte nga Spanja.

Policia vuri në dukje qëndrimin e dyshimtë të djalit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, në zyrat e një poste. Ai u alarmua sapo pa drogën brenda në postë.

Në dorëzimin e saj në një kontroll, policia zbuloi 111 gram marijuanë dhe 11 gram hashash në paketën e dërguar nga një dërgues spanjoll.

Pastaj u kontrollua shtëpia e të riut, në të cilën u gjetën 194 gramë marijuanë, 13 gramë hashash, 1320 euro kesh, të cilat dyshohet se janë si nga të ardhurat e drogës.

Një pjesë e drogës është mbajtur në kavanozat e qelqit, ku mbahej salcë.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 6 TREGTARË, SILLNIN RROBA KONTRABANDË NGA TURQIA
Artikulli tjetërTe shtëna me armë ne Shkodër