Drogë në burgun e Durrësit, gjendet heroinë, kokainë dhe kanabis.

Një trafik i vërtetë drogash të ndryshme është zbuluar në burgun e Durrësit. Pesë persona janë arrestuar, ndër ta edhe psikologu i këtij institucioni. Gjatë operacionit të koduar ‘Psikologu’, policia ka sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë. Janë proceduar pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P. Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Janë ndaluar me iniciativë shtetasit: Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës; Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.

Artikulli paraprakNJË SHQIPTAR PJESË E GRUPIT QË VIDHTE MAKINA LUKSOZE
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË APARTAMENT