Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis është gjetur në ambientet e burgut të Durrësit. Policia informon se janë sekuestruar 14 gramë kanabis sativa, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka arritur ta fusë brenda në burg.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Më datë 24.01.2018, në ambientet e IEVP-së Durrës, u gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, 14 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakI SËMURI MENDOR VRET ME SËPATË 50 VJEÇARIN NDËRSA PASTRONTE RRUGËN E FSHATIT
Artikulli tjetërDEKONSPIRIMET E OPERACIONEVE,XHAFAJ KËRKON HETIME PËR PROKURORË, GJYQTARË E POLICË