Policia e Luino-s ka arrestuar për posedim të paligjshëm të drogave dy persona: një shqiptar 35 vjeçar dhe një 29 vjeçare italiane.
Aksioni ndodhi brenda një bari ku gjatë kontrolleve u gjet një gram hashash brenda një frigoriferi dhe një celular me kartë shqiptare.
Ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në automjet u gjetën tri doza kokainë dhe 200 euro, të ardhura që supozohen se janë akumuluar prej aktiviteteve të drogës.
Përveçse kontrolleve në biznes dhe në automjet, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e çiftit, ku janë gjetur 90 gram hashash brumë, 6 doza kokainë, një gram ekstazi, gjysmë gram marijuanës dhe rreth 7 gram substancë prerëse.