Një shtetas gjerman është arrestuar më 28 dhjetor 2016 në pikën kufitare të Hanit të Honit pasi në makinën e tij u gjetënn 31 pako me peshë 17 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva.

Shtetasi i arrestuar është Pawel Keksel, 29 vjeç, banues në Gjermani “Më datë 28.12.2016 në Pikën Kufitare Hani Hotit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Volvo” me targë HAIC130, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku në pjesë të ndryshme të automjetit u gjetën: 31 pako me peshë 17 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve” parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprak“AKADEMIA SHKODRA 2006” MERR SI DHURATË PËR FUNDVIT NJË FTESË TË VEÇANTË
Artikulli tjetërKQZ I HEQ MANDATIN KRYEBASHKIAKUT RROSHI DHE DEPUTETËVE SELAMI-TAHIRI