Policia italiane ka arrestuar pesë shqiptarë, në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Pavia. Kontrolli policor gjurmoi mafian shqiptare në një qendër të lojërave të fatit në zonën Stratford.
Mediat fqinje raportojnë se hetimet kanë nisur më 25 janar 2017, dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm u konfirmuan 5 emra për urdhër-arreste për shtetasit A.J, 35vjeç, P.S. 39 vjeç, A.K., 39 vjeç, P.D, 40 vjeç, E.L., 42-vjeç.
Katër trafikantët e parë kanë marrë dënimin ‘arrest me burg’, ndërsa i pesti i përfshirë në këtë rrjet mori dënimin me ‘arrest shtëpie’
Gjatë hetimit mbi grupin, Komanda Provinciale vërtetoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të përkushtuar për të shitur kokainë ishin shqiptarë.
Provat e mbledhura nga Njësia Hetimore e Pavias, koordinuar nga Zëvendës Prokurori Publik në Gjykatën e Pavia dr. Paul Mazza,
ka përdorur mbështetjen ushtarake të Komandës Provinciale e Forcës së Pavia dhe Legnano dhe Saronno për të gjetur kokën e kontrabandës së drogës dhe kanaleve të furnizimit.