Një 38 vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi tentoi të kalonte nga dogana e Kapshticës 68 kg kanabis.

Në pranga ka rënë G.Gj banues në Divjakë. Mësohet se 38-vjeçari me mjetin tip “Toyota” tentoi që kalonte drogën përtej kufirit, por u kap në flagrancë pas skanimit.

Siç bën të ditur Policia, pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte,

ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Artikulli paraprakMOTËR E VËLLA U SHPËRTHEN GRANATA, VDES 10-VJEÇARI, E MOTRA DREJT TIRANES ME HELIKOPTER
Artikulli tjetërRAMA BËN IRONI ME PROTESTUESIT E KUKESIT: S’KA PYLL PA DERRA