Procedim penal per kryeplakun e fshatit dhe administratorin e zonave te mbrojtura ne Theth
Ne njoftimin e policise thuhet se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit M.RR dhe F.P, vjeç 51 e 31 banues në fshatin Theth, me detyrë kryeplak i fshatit dhe administrator i zonave të mbrojtura në fshatin Theth, pasi dyshohet se, në lagjen Gjeçaj fshati Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur “Përroi i Ukashit”, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, ne një parcelë jane konstatuar fidane dhe kubike të dyshuar cannabis sativa të mbjelle ne kova. Ndersa vijojne aksionet e policise kunder paligjshmerise dhe kultivimit te lendes narkotike ne territorin e qarkut Shkoder.