Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me 83 kg kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner.

Ajo çka bie në sy është se kokaina ishte e paketuar me logon e brandit Louis Viuttion.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët kishin hyrë fshehurazi në zonën doganore të portit Vado Ligure. Anija mbante një ngarkesë me banane nga Ekuadori dhe si shumë dërgesa të tjera transaksionale mallrash nga zona të konsideruara si ‘të rrezikshme’ , iu nënshtrua kontrollit. Mësohet se tre autorët janë të moshave 23, 28 dhe 33 vjeç dhe jetonin në Piza.

Aktualisht ata ndodhen në paraburgim, por pritet të transferohen drejt burgut Genova Marassi.

foto galeri

 

Artikulli paraprakEFEKTET E EMIGRACIONIT MASIV/ TË ARDHURAT NGA EMIGRANTËT NË NIVELIN MË TË LARTË NGA 2008-A
Artikulli tjetërSHQIPËRIA DREJT 14 MAJIT, MBYLLET DORËZIMI I LISTAVE TË KANDIDATËVE PËR KRYETARË DHE ANËTARË TË KËSHILLAVE