45 persona kanë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, në kuadër të një operacioni të koduar “Rubens”.

Hetimet për zbulimin e grupit kriminal nisën nga zyrtarët e Milanos në vitin 2013. Autoritetet arritën të zbulonin trafikun e drogës nga Peruja, Holanda dhe Shqipëria. Sipas mediave italiane, kokaina vinte nga Peruja, ndërsa Shqipëria furnizonte me marijuanë. Grupi i trafikantëve përbëhej kryesisht nga italianë e amerikano – jugor, të cilët administronin transportin dhe tregtimin e drogës. Grupi kriminal e kishte bazën në Padova në qytetin e Milanos.

Artikulli paraprakARMËT BËRTHAMORE/ OKB THIRRJE SHBA-SË DHE RUSISË PËR BISEDIME
Artikulli tjetërRAMA: SITUATË ALARMANTE E TREGJEVE