Një operacion antidrogë i SPAK dhe drejtorisë së policisë është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit. Mësohet se janë ekzekutuar 42 masa arresti me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike drejt Italisë. Operacioni është duke u zhvilluar në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Sipas burimeve, janë hetime të përbashkëta mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.Në rastin konkret hetimet po zhvillohen mes Italisë dhe Belgjikës. Më herët një grup prokurorësh belgë kanë qenë në Shqipëri ku kanë kryer disa hetime dhe kanë marrë disa persona në pyetje duke zbatuar letër-porositë. Operacioni i sotëm dyshohet se është në vazhdën e këtij operacioni.
Janë 42 masa që ka kërkuar Prokuroria e Posaçme dhe janë miratuar. Ende nuk jepen emra pasi nuk janë ekzekutuar të gjitha masat.