Një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë është shkatërruar në Murcia të Águilas, aty ku është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 436 kilogramëve marijuanë. Mes 11 të arrestuarve, ka dhe shqiptarë shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa të tjerët janë polakë dhe italianë.
Grupi kriminal njihej për trafikimin e lëndëve narkotike në në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, veçanërisht Poloni, Gjermani dhe Itali. Por si bazë kishin Spanjën, aty ku e kultivonin kanabisin dhe më pas e transportonin me kaminë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 246 mijë e 510 euro të grupit kriminal të cilat do të përdoreshin për mjetet e paketimit dhe transportit të ngarkesave. Operacioni policor u shtri në disa zona të Spanjë si në Malaga, Jaén, Almería dhe Murcia por në këtë të fundit arritën të gjenin bazën e kultivimit të drogës. Edhe sasia e drogës së gjetur është në formën e sythave.