Gjatë një aksioni të policisë italiane janë prangosur gjatë mengjesit të ditës së sotme 5 shqipatarë dhe një bashkëpunëtore e tyre italiane në trafikun e drogës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia italiane ka ekzekutuar 6 urdhër arrestimi ndaj 5 shtetasve shqiptarë e 1 shtetasje italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni i koduar “Brothers” ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.
Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.
Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.
Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.