Sot u inaugurua në oborrin e Ministrisë së Brendshme “Bunk Art 2”, muzeu dëshmi e gjallë e torturave të diktaturës komuniste në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e këtij bunkeri ka si mision kujtesën dhe nderimin e viktimave të regjimit. Por të pakënaqurit nga inaugurimi i Bunk’art 2 nuk kanë nguruar ta shprehin revoltën e tyre. Teksa kryeministri Edi Rama fliste për synimin e këtij muzeu, në qiell është valëvitur me dron një pankartë. “Edi Rama kërko falje. Rama të kërkojë falje për vrasjen e Hafzi Nelës”, ishte pankarta e lëshuar nga ish të përndjekurit.