Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi nga kontrollet e kryera me dron dhe nga forca policore në terren është gjetur një parcelë me 338 bimë kanabisi në pronësi të tij në fshatin Gjadër.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 31-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA KUFITARE AKSION NË BREGDET, NGA SHËNGJINI NË KAVAJË BLLOKOHEN 16 MJETE LUNDRUESE
Artikulli tjetërKURTI VË KUSHT: NUK MUND TË KETË ZGJEDHJE PARA SE TË SHTENSIONOHET SITUATA NË VERI