Drejtori rajonale e trashigimisë kulturore në Shkodër, ka organizuar një sërë aktivitetesh në kalanë Rozafa. Pjesë e aktiviteteve ishin nxënës të shkollave dhe kopshteve të qytetit, të cilët ekspozuan punimet e tyre, si dhe gatimet tradicioonale. Besara Podgorica, drejtore e drtk Shkodër ka zbuluar më shumë rreth aktiviteteve të cilat do të zhvillohen sot dhe gjatë ditës së nesërme.

Pjesë e këtij kativiteti ishte edhe arkeologu Zamir Tafilica, I cili zhvilloi një bisedë me fëmijët duke ju treguar më shumë rreth trashigimisë dhe historisë së kalasë Rozafa.

Të shtunën, me datë 18 Maj , ditën ndërkombëtare të muzeve pritet të ketë aktivitete dhe evente të ndryshme kulturore. Ndërkohë muzetë e qytetit të Shkodrës do të qëndrojnë të hapura për të gjithë vizitorët deri në orën 22:00 të darkës.

 

Artikulli paraprak“MALL PËR VENDLINDJEN”, JUSTINA ALIAJ MBRËMJE POETIKE
Artikulli tjetërEGNATIA-VLLAZNIA, FLASIN TIFOZËT