Nga data 1 janar, të gjitha përgjegjësitë e shpërndarjes së druve për popullatën do të jenë të bashkive.

Duke u nisur nga kjo, Kryeinspektori i mjedisit Edmond Tërthorja bën me dije së bashkia Shkodër është shumë vonë përsa i përket ankandit dhe përzgjedhjes së operatorëve për furnizimin e popullatës me dru zjarri. Përsa i përket bashkisë Vau Dejës, Tërthorja bën me dije se janë paraqitur vonesa me ankandin, megjithëse furnizimi ka vijuar i pjesshëm. Aktualisht, bashkia Shkodër ka mbyllur fazën e ankandit. Subjektet kanë paraqitur dokumentacionin, ndërsa në vazhdim pritet që të përcaktohen fituesit. Këta të fundit do të bëjnë furnizimin me dru zjarri duke shfrytëzuar parcelat e paracaktuara.

Artikulli paraprakPAJA: MJETET E LUKSIT 21 MIJË LEKË MË SHUMË
Artikulli tjetërKOMISIONI I EKONOMISË KALON PR/BUXHETIN 2017-të