“Nga 1 Tetori do të fillojë furnizimi me dru zjarri për qarkun Shkodër, ndërsa prerja do të bëhet vetëm në zonat e përcaktuara prej kohësh”.

Kjo është deklarata e kreut të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Qarkun Shkodër, i cili thotë gjithashtu se tenderimi i subjekteve private do të bëhet transparent. Deri në fund të muajit shtator, furnizim me dru do të ketë vetëm nga Mali i ZI, kjo si pasojë e moratoriumit të pyjeve. Në fillim të tetorit do të fillojë edhe prerja e zonave të përcaktuara për përdorim familjar.

Artikulli paraprakMUNGON DREJTORI, “PARALIZOHET” PUNA NË EKB SHKODËR
Artikulli tjetërSHKOLLA PYJORE, DREJTORJA: NUMËR I ULËT NXËNËSISH