Zona e Rrjollit në Velipojë në këtë sezon turistik nuk do të ketë një qendër shëndetësore ashtu si vitet e kaluara.

Është drejtori i i shëndetit publik në Shkodër Ylber Zama ai që e bën të ditur një gjë të tillë. Drejtori Zama shprehet se urdhëri nga ministria e shëndetësisë është vetëm që të hapet një qendër shëndetësore në Velipojë dhe pikën turistike të Thethit kërkesa që janë plotësuar duke përjashtuar kështu pjesën e Rrjollit. Drejtori Zama për mungesën e qendrës shëndetësore në Rrjoll bën fajtore bashkinë Shkodër duke thënë se nuk ka ofruar një godinë gjë të cilën bashkia sipas kreut të DSHP e ka përgjegjësi të saj. Një shqetësim për drejtorin e shëndetit publik mbetet edhe mungesa e rojeve bregdetare në Velipojë sepse organizata “Malteser” e ka lënë si mundësi të hapur ofrimin e rojeve bregdetare nga ana e saj por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Pushuesit vendas e të huaj, këtë vit duhet të bëjnë kujdes nëse zgjedhin Rrjollin për shkak të mungesës së qendrës shëndetësore ndërsa ata që nuk dinë të notojnë mirë nuk duhet të provojnë aventurat për shkak se ende nuk ka siguri nëse do ketë apo jo roje bregdetare në Velipojë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, NJË SY NGA TREGU MALAZEZ PËR FUTBOLLISTË
Artikulli tjetërTHETH, PRONARËT: KËRKOJMË TË NA JEPEN ÇERTEFIKATAT E PRONËSISË