Ndërkohë që institucionet përgjegjëse shprehen se dezinfektimet në shkollat e njësisë administrative të Dajcit janë kryer mesa duket kjo nuk ka ndodhur deri më tani.
Drejtoresha e shkollës 9 vjecare Pjetër Gaci në Shirq, Ardita Larushku shprehet se të gjitha pastrimet janë kryer nga vetë shkolla asnjë nuk ka ardhur qoftë për të parë nga afër gjëndjen e tyre .
Ndërkohë, Larushku thotë se nuk do të ketë shtyrje të afatit mësimor , sipas saj DAR ka vendosur që të kryhet një orë më tepër në ditë që të rikuperohen ditët e humbura.
Nga pamjet shihet qartë sesi muret janë plot lagështirë, dezinfektimi I tyre është mjaft I domosdoshëm pasi po rrezikohet jeta e fëmijëve.