Është elektrizuar Prishtina mbrëmjen e 9 gushtit kur në skenë është ngjitur këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Kanë qënë të shumtë ata qytetarë kosovarë të cilat për orë me radhë kanë pritur të shohin e dëgjojnë nga afër në Pakun Gërmia në Prishtinë këngëtaren e cila rreth orës 22.20 është ngjitur në skenë duke performuar disa prej këngëve të saj të shndërruara tashmë në hite si “Hotter than Hell” apo “Be the one” . Pjesë e koncertit madhështor kanë qënë edhe këngë të cilat këngëtrja Dua Lipa nuk i ka kënduar më parë por që janë pjesë e albumit të saj të parë, të cilën ajo do e publikojë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në 19 shkurt të vitit të ardhshëm. Në intervistat e saj në mediat botërore por edhe kosovare Dua Lipa është shprehur se babai i saj Dukagjin Lipa ka qënë mbështetja e saj më me madhe në karrierën e saj muzikore. Si mbështetësi i saj më i madh babai i cili është pjesë e grupit oda në Kosovë e ka ndjekur gjatë gjithë performancës vajzën e tij e cila për të rezervoi një surprizë. Ka qënë ky moment që ka ndezur edhe më shumë atmosferën në Pakun Gërmia në Prishtinë … “Beso në diell” ishte kënga e kënduar në shqip për publikun kosovar. Presidenti i Kosovës nëpërmjet një statusi në facebook I cili vlerësoi kontributin e saj dhënë në muzikë. Ky është njëri prej koncerteve më të mëdha që janë bërë në kryeqytetin e Kosovës, më i madhi për shqiptarët pasi koncertit të rep grupit The Bloody Alboz.. Pas Prishtinës Dua Lipa mbrëmjen e 10 gushtit do të performojë në Tiranë, ku mijëra fansa të saj pritet të ndjekin nga afër koncertin i cili ashtu si në Kosovë pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Artikulli paraprakVELIPOJA, TURISTËT TË KËNAQUR ME ATË ÇFARË OFROHET
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FAZËN PËRGATITORE, PROBLEM NDESHJET MIQËSORE