“Duaje veten, kontrollu në kohë”, ishte motojo e aktivitetit sensibilizues të organizuar në Lezhë në kuader të muajit sensibilizues kunder kancerit të gjirit.Gra, vajza dhe përfaqësues të insitucioneve u bënë bashkë, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme dhe proshura për qytetaret që të bëjnë kontrolle me qëllim kapjen në kohë të kësaj sëmundje.Në mesazhin e tij në kuader të tetorit rozë, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ju kërkoi femrave që të bëjnë kontrolle ,pasi duke u diagnostikuar në kohe, kanceri i gjirit mund të shërohet.
Prej tre vitesh mamografia është vendosur dhe në spitalin rajonal të Lezhës, ku mund të drejtohet çdo femer për tu ekzaminuar tha drejtoria e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Zojë Zefaj.
Aktiviteti sensibilizues kunder kancerit të gjirit në Lezhë u organizua nga Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Njesinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.