Duartrokitje që zgjasin e zgjasin, ndoshta si asnjëherë më pare me një publik që ka tejmbushur sallën.

Kjo ishte atmosfera e elektrizuar në fund të shfaqjes “Gomari i Babatasit” në skenën e Teatrit “Migjeni”, e cila për gati dy orë mrekulloi të pranishmit në premierën që përgatitej prej dy muajsh.

Jozef Shiroka, ose thënë ndryshe, Babatasi, ishte padiskutim perla e mbrëmjes. Për Jozin, kjo shfaqje kaloi limitet e madhështisë dhe suksesit.

E vënë në skenë nga Altin Basha, një ndër regjisorët më të mirë të momentit, kjo shfaqje goditi fort përmes sarkazmës, politikën dhe bëmat e saj.

Vetë Basha ishte i sigurtë për pritjen madhështore që publiku shkodranë dhunoi për trupën e teatrit.

Për Mjeshtrin e Madh, Besnik Çinari, “Gomari i Babatasit” ishte një mënyrë perfekte për të sjell në një mënyrë tjetër veprën e Fishtës, dhe nuk harron të falendëroj të gjithë ata që e bënë të mundur ngjitjen e saj në skenë.

“Gomari i Babatasit” pritet të udhëtoj nëpër Shqiptari, së shpejti në Tiranë, Prishtinë e ndoshta edhe më gjerë.

Në këtë shfaqje që sjell në një dimension bashkëkohor “Gomarin e Babatasit” të At Gjergj Fishtës publiku gjeti politikën aktuale, e cila fshikullohet ashtu siç vetëm arti di t’a bëjë.

“Gomarin e Babatasit” ju pret sërish sot, nesër e deri në spektatorin e fundit, duke filluar nga ora 19:00.

Artikulli paraprakHYSAJ: TVSH-ja NUK RËNDON BIZNESIN E VOGËL
Artikulli tjetërGRIMA: PO ARRIJMË SYNIMET TONA