Mbi 500 banorë nga lagjja Dudas që përdorin çdo ditë rrugët Drishtej dhe Udhakryq, vuajnë mungesën totale të infrastruktuës rrugore.
Sipas qytetarëve, premtimet kanë qenë të shumta, por neglizhenca e pushtetit lokal ka kaluar çdo afat kohor. Shumë rrugë në këtë lagje periferike të Shkodrës bëhen të pakalueshme gjatë dimrit. Më të vështirë e kanë fëmijët e vegjël, të cilët mes baltes dhe gropave me ujë u drejtohen çdo ditë shkollave të qytetit.