Specialistët e Sektorit të Shërbimeve Operacionale& Hetimit në Drejtorin Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: • Ardit Gavoçeja

, 25 vjeç, banues në fshatin Kamicë Njësia Administrative Qendër Koplik Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e quajtur “Kamicë” nëpërmjet liqenit të Shkodrës kryhej kondrabandë me mallra që paguhet akcizë në drejtim të Malit të Zi, si rezultat i organizimit të shërbimeve në bazë të këtyre informacioneve dhe një plani të masave të hartuar nga Sektori i Shërbimeve Operacionale, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi me një mjet lundrues në afërsi të vendit të quajtur “Rrethimi i peshkut” në liqenin e Shkodrës në tentative për të kaluar në drejtim të Malit të Zi një sasi prej 500 kg duhan të grirë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale “Kondrabanda me mallra që paguhet akcizë” vepër penale kjo e parashikuar nga neni 172 Kodit Penal.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET E PËRMBYTJEVE, PROTESTË NË ANËN E MALIT
Artikulli tjetërSHKODRA FESTON KARNAVALET, PROTAGONIST NXËNËSIT E SHKOLLAVE