Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të ndezë motorët në festat e fundvitit duke ushtruar kontrolle të shpeshta në baret dhe restorantet e qytetit të Shkodrës në zbatim të ligjit anti-duhan.

Kryeinspektorit Denis Malevi bën thirrje që subjektet të mos lejojnë pirjen e duhanit në mjedise publike. I pyetur edhe për higjenën, kryeinspektorit Malevi thotë se gjatë këtij viti ka patur raste kur janë mbyllur restorante ndaj kërkohet që të zbatohet ligji në mënyrë që konsumatorët të jenë të sigurtë. Për pirjen e duhanit në mjedise publike gjatë këtij viti janë vendosur afro 50 gjoba në Shkodër ndërkohë që gjobitje ka patur edhe për mungesën e higjenës në baret dhe restorantet e qytetit.

Artikulli paraprakPËRDORIMI I PYJEVE, VIJNË NË SHKODËR SHEMBUJ SUKSESI
Artikulli tjetërMARKELIAN KAPEDANI NË “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”