Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se nga 1 – 26 maji kanë vendosur 131 gjoba, 6 subjekte janë mbyllur dhe 243 masa kanë qenë paralajmëruese.

Masat administrative janё vendosur pёr shkelje tё rregullave higjieno sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energiike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjeno- sanitare, mungesë të licencës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi.

52 masa janë vendosur pёr moszbatim tё ligjit të duhanit, 59 masa pёr moszbatim tё ligjit 9518 për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar dhe 20 masa për mos respektim kushtesh higjeno-sanitare. Të gjitha gjobat e vendosura kapin vlerën e 19 950 000 lekё.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT PËRLESHEN BRENDA BURGUT FAMËKEQ KORIDALLOS NË GREQI
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË NGJITEN NË MAJËN MË TË LARTË NË BOTË NË EVEREST