Një burrë 42-vjeçar nga India ndërroi jetë për shkak të një sfide me mikun e tij të ngushtë. Fitues do të shpallej ai që do hante i pari 50 vezë dhe do merrte 22 dollarë nga pala humbëse.
Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç e kishin menduar.
Policia njoftoi se Subhash Yada u ndje jashtëzakonisht i ngopur në vezën e 42-të, prandaj mbeti pa ndjenja.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq disa orë më vonë. Mjekët besojnë se ai ndërroi jetë për shkak të ngrënies së tepërt.Ndërsa me mikun e tij nuk dihet se çfarë ndodhi.