Kreu i PAA, Agron Duka, një nga iniciatorët e tryezës politike, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për nxjerrjen e vendit nga kriza politike. Në një deklaratë për mediat, Duka shpreson që kjo përpjekje të finalizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duka: Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme.