Teksa vijojnë negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për krizën politike, duke se palët janë drejt gjetjes së akordit, edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kreu i PAA-së, Agron Duka, teksa foli në mbledhjen e Asamblesë u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje.
Duka: U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri.
Gjatë punimeve të asamblesë u miratua kooptimi i anëtarëve të rinj të saj, si dhe u darkodësua edhe një herë qëndrimi i PAA në lidhje dhe përkrahjen e opozitës për të arritur që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërkohë Basha ka zhvilluar dy takime gjatë paradites dhe mesditës me aleatët në selinë blu mbi propozimet e Yee. Edhe Ambasadori Lu zhvilloi një takim me shefin e qeverisë Rama në Kryeministri.