Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armando Duka ka pranuar se në kategorinë superiore mund të ketë aleanca mes ekipeve apo tolerime ndaj njëra-tjetrës.

Kreu i FSHF e quan një gabim të madh ndërsa i bën thirrje klubeve që të gjejnë një strategji ndryshe. Ndryshe nga sa percepton një pjesë presidenti i FSHF shprehet se në stadiumet e Shqipërisë tifozët janë në rritje ndërsa jo rrallë herë shkallët e stadiumeve janë të boshatisura duke lënë për të dëshiruar.

Presidenti Duka shpreson që të marrë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për të cilin kandidon. Përveç drejtimit të FSHF-së, përgatitjes të ndeshjes së kombëtares, presidenti Armando Duka po bën një fushatë intensive për t’u votuar si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Artikulli paraprakPRAKTIKAT E MIRA,ZGJIDHET QËNDRA SOCIALE “BESA”
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 3 MLN EURO HASHASH TË TJERA