Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, teksa ndër të tjera në fjalimin e tij, zbuloi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama. Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

“Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre.

Një falënderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi
E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u shpreh Duka.

Artikulli paraprakZGJEDHJET VENDORE, CELIBASHI TAKON AMBASADORIN E BRITANISË SË MADHE
Artikulli tjetër“TOPI I ARTË 2022” PËR DJEM / REDON XHIXHA SHPALLET FITUESI I KËTIJ EDICIONI FUTBOLISTIK