Kryetari i partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka nga Shkodra u shpreh se në Shqipëri nuk mund të bëhen zgjedhjet me 18 qershor dhe duhet medoemos që të shtyhen.

Kjo mund të ndodh sipas Dukës në rast se partitë e mëdha gjejnë dakordësinë për të ndryshuar kushtetutën. Kreu i partisë agrare shprehet se synon që në parlament kurdo që të bëhen zgjedhjet të çojë mbi 5 deputetë ndër të cilët edhe Zyhdi Rrashketën, kandidatin e PAA në Shkodër. Agron Duka deklaratat i bëri pas ndeshjes së volejbollit Vllaznia-Studenti, sfidë në të cilën mori pjesë si ish-volejbollist.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “LIMITLESS – 2”
Artikulli tjetërPAS DËSHTIMIT TË NEGOCIATAVE ME PD, RAMA NË ZYRËN E METËS