Këto janë gra me fëmijë dhe burra të cilët nuk kanë arritur që ta kalojnë Malin e Shoshit për të shkuar në shtëpitë e tyre në fshatrat e Dukagjinit. Trashësia e borës
nuk i ka lejuar as mjetet e larta që ta kalojnë Malin e Shoshit në atë zonë malore të bashkisë Shkodër duke detyruar të paktën 40 banorë që të kthehen mbrapsht. Disa prej banorëve janë detyruar të ecin 18 orë në këmbë
Banorët e Dukagjinit thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore sepse prej 28 vitesh rruga atje qëndron e bllokuar nga bora gjatë dimrit
E vetmja gjë që ata kërkojnë është hapja e rrugës nga bora sepse shumë prej tyre jetojnë me vështirësi.
Pasi kanë udhëtuar gjatë disa me mjete e disa në këmbë banorët nuk kanë mundur që të kalojnë në anën tjetër për të shkuar drejt fshatrave të Shoshit dhe Shalës. Kjo histori me rrugën e bllokuar të Dukagjinit përsëritet prej 28 vitesh.