Ky është një çift nga Spanja të cilët kanë ardhur për të shijuar alpet e mrekullueshme të Shqipërisë nga Valbona e Tropojës deri në Theth të Dukagjinit.
Ata nuk e kanë ditur se të udhëtosh në këto ditë atje është shumë e rrezikshme për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.
Miguel Gallego thotë se po të ishte një rrugë e ngjashme në Spanjë si kjo e Dukagjinit do të ishte fare e bllokuar dhe s’do lejohej qarkullimi. Ai ka një mesazh të fortë për qeverinë.
Vajza spanjolle Marbara shprehet se në Spanjë në akse të ngjashme si ai i Dukagjinit angazhohen të gjitha strukturat shtetërore që nga bashkitë dhe deri tek ushtria dhe shumë institucione të tjera,
ndryshe nga Shqipëria ku për muaj të tërë rruga lihet e bllokuar në njërën anë nga Qafë Thorja dhe në mëshirë të fatit në anën tjetër përgjatë lumit Kir.
Shpesh herë turistët e huaj kur vijnë për të shijuar alpet shqiptare tronditen nga ajo çfarë mësojnë duke nisur që nga kushtet skandaloze të rrugës deri tek neglizhenca totale për t’i ardhur në ndihmë banorëve të asaj zone
dhe bizneseve që sakrifikojnë për të mirëpritur jo vetëm turistët e huaj por edhe ata vendas. Kanë kaluar 28 vite dhe rruga e Dukagjinit vazhdon që të jetë në të njëjtën gjendje, një aventurë e rrezikshme për të udhëtuar atje gjatë dimrit.