Nje ngjarje e rende, është regjistruar në fshatin Lekaj të njësisë administrative të Shalës në Bashkinë e Shkodrës.
Sipas të dhenave nga vendi i ngjarjes, behet me dije se vellai ka qelluar me arme zjarii ne drejtim te vellait te tij dhe kunatës, për shkak të një konflikti te castit. Sipas burimeve pranë bluve të Shkodrës, behet me dije se autor i kësaj ngjajre është shtetasi Lekë Ballza i cili ka qelluar me armën e tij ne drejtim te shtetasit Kont Ballza dhe gruas së tij. Si pasojë e kësaj ngjajre kane mbetur te plagosur shtetasi Kont Ballza dhe gruaja e tij të cilët janë transportuar me helikopter nga fshati Lekaj ne drejtim te spitalit rajonal te Shkodres. Mesohet se plage te renda ka shtetasi kont Ballza i cili ndodhet ne gjendje te rende . Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektive te policise se Shkodres te cilet kane nisur hetimet per zbardhjen e plote të rrethanave te kesaj ngjarje te rende brenda familjes ne zonen e Dukagjinit ne Shkodër