Në shkollat e Shkodrës ka rinisur mësimi ashtu si në të gjithë Shqipërinë por tre shkolla në zonat e thella të Dukagjinit nuk zhvillojnë procesin mësimor për shkak të shkatërrimit të urave të këmbësorëve.
Në shkollat e qytetit të Shkodrës dhe njësive administrative mësimi zhvillohet por në ato zona ku ka prezencë uji një numër i konsiderueshëm nxënësish bëjnë mungesa sepse e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë. Në zonat e thella të Dukagjinit ku nuk zhvillohet mësimi nuk ka një afat se kur mund të rifillojë sepse duhen riparuar urat e këmbësorëve. Shkollat në gjithë vendin qëndruan tre ditë pa zhvilluar procesin mësimor për shkak të situatës emergjente nga përmbytjet në të gjithë vendin ndërsa tashmë ka nisur normalisht edhe ende zona të ndryshme kanë probleme.