NË PULT, KULTIVUESIT E DROGËS QËLLOJNË DHE FSHIHEN
Qellohet me arme helikopteri i policise ne Pult te Dukagjinit. Te pakten tre plumba e kane demtuar njerin prej tre helikoptereve qe mbeshtet nga ajri aksionin e Policise ne zonen e Pultit.
Sulmi konfirmohet edhe nga deklarata e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne te cilen thuhet se gjatë operacionit, rreth orës 10:20’ te dites se premte, në momentin kur një nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes po kthehej pas transportit të forcave në zonën e Pultit, është qëlluar me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar. Nuk ka patur persona të lënduar. Nga strukturat e policisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Aksioni i policisë për asgjësimin e lëndëve narkotike, I nisur te enjten, vazhdon edhe te dielen në komunat Shllak, Shosh, Pult dhe Temal.
Gjate dites se dyte te operacionit, nga shërbimet e policisë në terren është bërë i munduar asgjesimi i mbi 7.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, ku për çdo rast në vendngjarje janë kryer veprimet procedurale përkatëse. Po ashtu janë gjetur e sekuestruar dhe rreth 15 kg bimë narkotike boçe kanabis.
Në terren janë angazhuar rreth 160 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara, si oficerë të policisë gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë. Në mbështetje të këtyre forcave janë vënë dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit.
Ky operacion do të vijojë deri në asgjesimin e çdo sipërfaqe të konstatuar të kultivuar me bimë narkotike në këtë zonë.
Policia e Shtetit është e vendosur në përmbushjen e objektivave të saj për asgjesimin e çdo sipërfaqe të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë të autorëve, dhe ky operacion rikonfirmon angazhimin e saj të plotë në këtë angazhim me rëndësi kombëtare për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.